Juventus cakton çmimin për shitjen e Alex Sandros

Juventus ka caktuar çmimin për shitjen e Alex Sandros, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

21/07/2018 14:42

E ardhmja e Alex Sandros në Juventus mbetet në dyshim.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Paris Saint-Germain vazhdon ta mendojë transferimin e brazilianit për ta përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Në ndërkohë, Juventus ka caktuar çmimin për shitjen e tij.

Sandro mund të largohet nga Torino për një ofertë prej 50 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Me paratë e shitjes së tij, Juventus mund ta tentojë blerjen e Marcelos nga Real Madrid që thuhet se është edhe kërkesë e Cristiano Ronaldos. /Lajmi.net/