Juventus-Cagliari, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Cagliari do të luajnë pas pak, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A. Të dyja ekipet i kanë zyrtarizuar formacionet me të cilat do ta nisin këtë takim.

Sport

18/05/2014 15:43

Juventusi do ta mbyll sezonin të dielën në Juventus Stadium, në duel me Caglarin, në kërkim të fitores së 33-të nga 38 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Serie A.

Mbi të gjitha, Bianconeri do të mundohen t’i fitojnë tri pikë për ta mbyllur sezonin me një rekord absolut pikësh, 102 sosh.

Të dyja ekipet i kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do ta nisin këtë ndeshje.

Juventus: Buffon, Caceres, Bonucci, Ogbonna, Lichtsteiner, Pogba, Pirlo, Marchisio, Asamoah, Tevez, Llorente.

Cagliari: Silvestri; Perico, Rossettini, Astori, Avelar; Dessena, Conti, Tabanelli; Cossu; Pinilla, Ibarbo.