Juventus blindon Pirlon

Goli i mahnitshëm nga goditja e lirë të dielën mbrëma ishte mënyra me të cilën ia solli tri pikë Juventusit nga udhëtimi i vështirë te Genoa. Kurse, përveç kësaj, Andrea Pirlo e përgatiti skuadrën e tij për duelin e rëndësishëm me Fiorentinën në Europa League të enjten. Dhe, ajo më kryesorja, ia solli kontratën e…

Sport

18/03/2014 13:04

Goli i mahnitshëm nga goditja e lirë të dielën mbrëma ishte mënyra me të cilën ia solli tri pikë Juventusit nga udhëtimi i vështirë te Genoa.

Kurse, përveç kësaj, Andrea Pirlo e përgatiti skuadrën e tij për duelin e rëndësishëm me Fiorentinën në Europa League të enjten.

Dhe, ajo më kryesorja, ia solli kontratën e re dyvjeçare me Bianconerët, raportojnë mediet italiane. Marrëveshja e re për mesfushorin, i ardhur si futbollist i lirë nga Milan më 2011, do të vlejë deri më 30 korrik 2016.

Nuk është ende zyrtare, mirëpo palët kanë arritur pajtimin sipas së cilit Pirlo do të përfitojë 4 milionë euro, si dhe bonuse, në sezon.

Një çmim për Pirlon i cili këtë vit do të mbushë 35 vjeç. Por, pavarësisht kësaj ai vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij.