Juventus – Benfica, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Benfica do të përballen sonte në Torino, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Europa League. Skuadrat i kanë bërë të ditura formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Sport

01/05/2014 21:46

Juventus dhe Benfica do të takohen pas pak çastesh në Torino, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Europa League.

Një javë më parë, portugezët kishin fituar 2:1 në shtëpi dhe do të mundohen ta ruajnë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit sonte.

Në anën tjetër, Bianconeri synojnë që ta përmbysin avantazhin e skuadrës portugeze, për t’u kualifikuar në finale të këtij evenimenti, e cila do të mbahet pikërisht në stadiumin e Juventusit.

Më poshtë do të njoheni me formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Juventus: Buffon; Caceres, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Vidal, Pirlo, Pogba, Asamoah; Tevez, Llorente.

Benfica: Oblak; Pereira, Garay, Luisao, Siqueira; Amorin, Perez; Markovic, Rodrigo, Gaitan; Lima.