Juventus befason me vendimin për Donnarumman

“Bianconerët” kanë besim të plotë tek Wojciech Szczesny si pasardhës i Gianluigi Buffonit.

Sport

06/01/2018 09:02

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka përjashtuar mundësinë e transferimit të portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Marotta ka theksuar se “Bianconerët” kanë besim të plotë tek Wojciech Szczesny si pasardhës i Gianluigi Buffonit.

“Szczesny është një prej portierëve më të mirë në botë dhe jemi të kënaqur me të edhe për të ardhmen”, u shpreh Marotta, përcjell “lajmi.net”.

“Jashtë garës për Donnarumman? Në fakt nuk kemi hyrë kurrë, nuk është një temë që e përcjellim”, theksoi ai. /Lajmi.net/