Juventus befason me përforcim të ri nga Napoli (FOTO)

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Faouzi Ghoulam i cili mund të jetë blerja e re e Juventusit në vitin 2018.

Merkato

04/10/2017 09:18

Juventus kërkon një tjetër përforcim nga Napoli pas blerjes së madhe të Gonzalo Higuain në verën e vitit të kaluar.

Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici kanë kthyer vëmendjen te mbrojtësi i majtë i rivalit nga Serie A, Napoli.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Faouzi Ghoulam i cili mund të jetë blerja e re e Juventusit në vitin 2018, përcjell “lajmi.net”.

Kwadwo Asamoah do të largohet nga Juventus pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës te “Bianconerët”.

Andaj, në vend të tij mund të mbërrijë Ghoulam. /Lajmi.net/