Juventus – Bayern, arrihet marrëveshja (FOTO)

Juventusi është afër arritjes së një marrëveshje me Bayern Munich për transferimin e Douglas Costas në Toriono, mëson ‘Goal.com’.

Sport

08/07/2017 20:29

Skuadra kampione e Serie A, tashmë ka arritur marrëveshje personale me brazilianin, që dëshiron ta lë Bayernin për një aventure të re në futbollin italian, përcjell lajmi.net.

‘Bianconerët’ ia kanë ofruar 10 milionë euro Bayernin për Costan, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonit, duke i paguar edhe 20 milionë euro tjera.

‘Zonja e Vjetër’ shpreson shumë që javën tjetër të finalizojë marrëveshjen me gjigantët bavarezë./Lajmi.net/