Juventus – Barcelona, nuk do ta besoni sa shpejtë janë shitur biletat e ndeshjes

Vetëm pak orë në shitje, dhe të gjitha biletat për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, mes Juventusit dhe Barcelonës janë, shitur.

Sport

06/11/2017 23:18

Edhe tifozët e zonjës së vjetër, krahas interesimit të jashtëzakonshëm, kanë njoftuar se do të krijojnë një koreografi të veçantë për këtë super duel.

Alianz Stadium i Juventusit pritet të mos ketë asnjë vend bosh, dhe i gjithi do të jetë në zjarr për të tentuar fitoren ndaj Barcelonës.

Kujtojmë, që ndeshjen e parë në “Camp Nou”, përfundoi 3-0 për katalanasit.