Juventus barazon me Fiorentinën

Juventus barazoi me Fiorentinën 1:1 në Torino në duelin e parë të 1/8 së finales në Europa League. Bianconerët e favorizuar nuk shfaqën lojë të mirë edhe pse kaluan në epërsi herët në minutën e tretë me golin e mesfushorit Arturo Vidal. Pavarësisht rasteve të tjera për të shtuar avantazhin, djelmoshat e Antonio Contes u…

Sport

13/03/2014 22:00

Juventus barazoi me Fiorentinën 1:1 në Torino në duelin e parë të 1/8 së finales në Europa League.

Bianconerët e favorizuar nuk shfaqën lojë të mirë edhe pse kaluan në epërsi herët në minutën e tretë me golin e mesfushorit Arturo Vidal.

Pavarësisht rasteve të tjera për të shtuar avantazhin, djelmoshat e Antonio Contes u treguan të ngathtë dhe shkuan në pushim me epërsi minimale.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve që patën më tepër nga loja dhe e morën shpërblimin në minutën e 79’të kur rezervisti Mario Gomez shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Gianluigi Buffon dhe e barazoi rezultatin duke i dhënë avantazhin e golit si mysafir skuadrës Viola, para ndeshjes së kthimit në Artemio Franchi.

Rezultatet:

Basel – Salzburg          0:0

Porto – Napoli   1:0

Ludogorets – Valencia   0:3

Alkmaar – Anzhi Makhachkala     1:0

Juventus- Fiorentina      1:1

Lyon- Viktoria Plzen        4:1

Sevilla – Real Betis            0:2

Tottenham – Benfica      1:3