Juventus arrin marrëveshje me Bayernin për Shaqirin

Juventus ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e Xherdan Shaqirit gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton portali zviceran “Infoticker.ch”.

Sport

23/10/2014 20:45

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë në Juventus.

Sipas portalit zviceran “Infoticker.ch”, ylli kosovar ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e Shaqirit në Torino, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fjalën e fundit do ta ketë futbollisti, i cili pritet që së shpejti të konsiderojë opsionet për shkak të hapësirës së kufizuar për lojë në Allianz Arena.

Juventus është i gatshëm ta mirëpres në Serie A, andaj gjithçka do të varet nga dëshira e futbollistit për të vazhduar karrierën te kampioni i Italisë.