Juventus 3:0 Frosinone – Ja me çfarë note është vlerësuar Cristiano Ronaldo

Juventus ka shënuar edhe një fitore në rrugëtimin drejt titullit të radhës në Serie A.

Sport

15/02/2019 22:40

‘Zonja e vjetër’ korri fitore para tifozëve të vet në ‘Allianz Stadium’ me rezultatin 3:0 ndaj Frosinones, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi argjentinasi Paulo Dybala, në minutën e 6’, me një super goditje.

Në minutën e 17’ ishte Leonardo Bonucci i cili dyfishoi epërsinë e ‘biankonerëve’ me një gol të realizuar me kokë.

Në pjesën e dytë, listës së golashënuesve iu bashkua edhe Cristiano Ronaldo, i cili vendosi rezultatin final.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/