Juventus 1:0 Inter, notat e lojtarëve

Juventus ka shënuar fitore edhe në xhiron e 15-të të Serie A.

Sport

07/12/2018 22:44

“Zonja e vjetër” ishte e pandalshme edhe për skuadrën e Inter, që konsiderohej si kundërshtari i vetëm i tyre për këtë edicion në Serie A.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, në minutën e 66’, shkruan lajmi.net.

Mundësi të mirë për shënim patën edhe Gagliardini dhe Politano në radhët e Inter, mirëpo dështuan t’i japin gëzimin tifozëve të tyre.

Më poshtë mund t’i gjeni notat e lojtarëve për këtë ndeshje sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/