Juve vazhdon me fitore, të tjerët të marrin shembull (Video)

Edhe pse është shumë afër të sigurojë titullin e Serie A, edhe pse në mesjavë luan kundër Monacos në Ligën e Kampionëve, Allegri nuk ka dashur të kursejë lojtarët kryesor të skuadrës, duke i futur ata në fushë ndaj Lazios dhe duke arritur të shënojnë një fitore me rezultat 2-0.

Sport

18/04/2015 22:40

Ndeshja fillon shumë mirë për Juventusin kur në minutën e 17’ Carlos Tevez shënon për të kaluar skudrën e tij në epërsi.

Dhe, në minutën e 28’ Bonucci pas një vrapimi të jashtëzakonshëm shënon për të dyfishuar epërsinë e Juventusit.

Me këtë fitore, Biankonerët janë në vendin e parë me 73 pikë, 15 më shumë se Lazio që është ndjekësi më i afërt i tyre.

https://vine.co/v/eztHpErb5Jg
https://vine.co/v/eztjBZ5llge