Juve-Real-Barça, shkëmbime me bollëk

Juventusi, Reali dhe Barça, po mendojnë t’i bëjnë disa shkëmbime gjatë kësaj vere, pasi janë të interesuar për lojtarët e njëri tjetrit.

Sport

23/06/2014 19:37

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona po planifikojnë t’i bëjnë disa shkëmbime në mes vete gjatë kësaj vere, njofton e përditshmja italiane, Tuttosport.

Gjithnjë sipas kësaj të fundit, në tavolinë janë lojtarët: Alvaro Morata, Arturo Vidal, Angel Di Maria, Alexis Sanchez e Fernando Llorente.

Trajneri Carlo Ancelotti e do mesfushorin kilian, ndërsa në ‘operacion’, Los Blancos mund ta fusin edhe sulmuesin e ri, Morata, por Bianconeri e kanë kërkuar në shkëmbim të Vidalit, argjentinasin Di Maria.

Ky do të ishte një shkëmbim vështirë i realizuar.

Ndërkohë, Juve e do edhe Alexis Sanchezin e Barcelonës, i cili vlerësohet 25 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit ndërmjet Sanchezit dhe Fernando Llorentes, i cili me këtë rast do të përfundonte në Camp Nou.