Juve mposhtet nga goli i Pajtim Kasamit (Video)

Olympiakos ka shënuar fitore minimale ndaj Juventusit, me golin e vetëm të shënuar në këtë takim, nga Pajtim Kasami.

Sport

22/10/2014 23:37

Pjesa e parë ishte mjaft interesante me të dy skuadrat të cilat luajtën një futboll të fokusuar më shumë në fazën defanzive.

Në minutën e 36’, falë një aksioni të bukur, Mitroglou pason deri te Kasami i cili godet me të parën për të shtangur portierin, Buffon.

Ndeshja tjetër e e zhvilluar në Grupin A ndërmjet Atletico Madridit dhe Malmos ka përfunduar me fitore të spanjollëev, 5-0. Biankonerët tashmë rrezikojnë kalimin për në fazën tjetër, pasi posedojnë vetëm tre pikë.

Video