Juve insiston për ‘Pirlon e ri’

Juventusi vazhdon të insistojë në sigurimin e shërbimeve të mesfushorit të talentuar Sandro Tonali.

Sport

16/11/2018 12:19

‘Bianconerët’ janë të etur të fitojnë garën me Interin dhe Chelsean për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.

18 vjeçari i cili po cilësohet si ‘Pirlo’ i ri në futbollin italian, ka magjepsur të gjithë me paraqitjet e tij te Brescia në Serie B.

Sipas Tuttsport, Juventus po kërkojnë vetëm të sigurojnë kartonin e tij, për ta dërguar sërish huazim te Brescia, që ai të vazhdojë të fitojë përvojën e duhur, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pirlo i ri’ së fundi ka pranuar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Italisë, dhe shihet si një yll i ardhshëm në futbollin evropian./Lajmi.net/