Juve ‘ecën nëpër lule’ – Sigurt drejt titullit të radhës në Serie A

Juventus ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 24-të në Serie A.

Sport

15/02/2019 22:22

‘Zonja e vjetër’ ka shënuar fitore para tifozëve të saj me rezultatin e pastër 3:0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Paulo Dybala, i cili realizoi një nga golat më të bukur të kampionatit italian këtë edicion.

Goli i dytë për ‘biankonerët’ erdhi nga qendër mbrojtësi Leonardo Bonucci, i cili realizoi kur po luhej minuta e 16’.

Për të mos munguar në listën e golashënuesve, Cristiano Ronaldo tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 63 dhe i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Kështu Juventus shkëputet me 14 pikë në krye të tabelës, duke mos njohur kundërshtar brenda kufijve të Italisë.

Në 24 xhiro të luajtura, skuadra e Massimiliano Allegrit numëron plot 66 pikë. /Lajmi.net/