Juve e Milan ‘rivalizojnë Barçën në garën për Rabiot

Adrien Rabiot, anëtari i PSG, mbetet njëri nga lojtarët më të kërkuar në top 5 ligat evropiane.

Sport

11/10/2018 15:07

Mesfushori francez nuk po pranon të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me parisienët dhe këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë shumë skuadra.

Barcelona është ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin edhe gjatë afatit të fundit kalimtar. Edhe lojtari duket se e dëshiron kalimin në “Camp Nou”.

Së fundmi në garë janë future edhe Juventus e Milan, raporton “Corriere dello Sport”.

Kujtojmë se lojtari mund të kalojë në cilëndo skuadër si agjent i lirë, shkaku i skadimit të kontratës./Lajmi.net/