Juve e fiton derbin, Higuain i shënon Napolit (VIDEO)

Juventusi e ka fituar derbin a javës ndaj Napolit në Serie A.

Sport

29/10/2016 22:39

Zonja e Vjetër në shtëpi ka mposhtur 2:1 Napolin, në kuadër të xhiros së 11-të.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Bonucci në minutën e 50’ kaloi për herë të parë Juvetusin në epërsi.

Katër minuta më vonë Hamsik barazoi në 1:1.

Por, ishte Gonzalo Higuain që ndëshkoi ish skuadrën e tij, duke shënuar për 2:1 në minutën e 70’.

Higuain tregoi respekt për ish skuadrën e tij, duke mos festuar golin.

Juventusi me këtë fitore,kryeson në tabelë më 27 pikë, pesë më shumë se Roma, dhe shtatë më shumë se Napoli.


2-1 Gonzalo Higuaín Super Goal HD – Juventus 2… by golgolgol1


1-0 Leonardo Bonucci Goal HD – Italy Serie A… by FootballLiveGoals

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.