Justin Timberlake komplimenton artistin shqiptar (Foto)

Albert Stanaj është një tjetër artist me origjinë shqiptare që po shkëlqen në tregun botëror. Stanaj ka qenë shqiptari i radhës i ftuar në programin e famshëm amerikan “Fallon Tonight”, pas Bebe Rexhës dhe Dua Lipës.

ShowBiz

29/10/2016 08:25

Së bashku me Stanaj, pjesë e programit ka qenë edhe këngëtari i famshëm Justin Timberlake.

Duket se zëri i artistit shqiptar i ka pëlqyer së tepërmi Timberlake, i cili nuk ka nguruar të komplimentojë Stanaj, përmes një statusi të bërë në rrjetin social “Twitter”. “Ti ke një zë të mrekullueshëm. Ishte kënaqësi që të takova. Vazhdo kështu”, shkruan ylli kanadez./t.ch