Justin Kluivert mbërrin në Romë, pritet me entuziazëm nga tifozët

Justin Kluivert ka arritur në Romë.

Sport

12/06/2018 00:16

Sulmuesi i ri holandez në mbrëmjen e ditës së hënë ka zbarkuar në Romë, ku është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët e kësaj skuadre.

Roma ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e 20 vjeçarit, i cili është i biri i legjendës Patrick Kluivert.

Justin Kluivert gjatë ditës së martë do t’i kryejë testet mjekësore për t’u zyrtarizuar pastaj te skuadra e Romës./Lajmi.net/