Justin Bieber ‘kërkon trajtim për depresion’, a ka të bëjë me martesën me Hailey?

Justin Bieber ka kërkuar trajtim për depresion.

ShowBiz

12/02/2019 21:20

Burime të shumëfishta konfirmuan lajmin për revistën People, duke theksuar me këmbëngulje se çështjet e shëndetit mendor të yllit nuk ishin të lidhura me martesën e tij me Hailey Baldwin, shkruan dailymail transmeton lajmi.net.

Pasi vërehej se 24-vjeçari ishte “i lodhur” një burim i tha revistës: “Ai ka qenë duke luftuar pak me shëndetin mendor”.

Ata vazhduan: “Ajo nuk ka të bëjë me Hailey – ai është shumë i lumtur që do të martohet me të. Është vetëm diçka tjetër që po e lufton mentalisht”.

Në një intervistë të përbashkët me Hailey në revistën Vogue, duke festuar martesën e tyre të shtatorit, krijuesi i  hitit “Sorry” u shpreh se ka qenë i famshëm qysh nga mosha 13 vjeçare. /Lajmi.net/