Justin Bieber ka nevojë për pushim

Menaxheri i Justin Bieber po mundohet ta bind këngëtarin kanadez që ta bëjë një vit pushim në karrierën e tij artistike. Ylli i ri i muzikës i kishte shokuar të gjithë javën e kaluar, kur kishte deklaruar gjatë një interviste se dëshironte të pensionohej nga muzika, mirëpo menaxheri i tij, Scooter Braun e pranon se…

ShowBiz

28/12/2013 20:30

Menaxheri i Justin Bieber po mundohet ta bind këngëtarin kanadez që ta bëjë një vit pushim në karrierën e tij artistike. Ylli i ri i muzikës i kishte shokuar të gjithë javën e kaluar, kur kishte deklaruar gjatë një interviste se dëshironte të pensionohej nga muzika, mirëpo menaxheri i tij, Scooter Braun e pranon se në realitet Bieber nuk do të mund ta kalonte assesi një vit pa shkruar këngë.

“E kam dëgjuar duke thënë se dëshiron të bëjë një vit pauzë nga muzika. Mirëpo, unë e di se pas tri javësh relaksi, ai do të dojë të këndojë prapë. Për këtë po mundohem që t’ia ndërroj mendimin”, shpjegoi Braun për Access Hollywood.

“Nuk është ndalur kurrë që kur ishte 12 vjeç. Mendoj e tash është nevojshme që tash të tregojë vërtet se kush dëshiron të jetë”, vazhdoi ai.

Gjatë këtij viti pushimi, 19 vjeçari dëshiron t’i përkushtohet familjes, dy vëllezërve të tij Jaxon e Jazmyn, por dëshiron të ketë edhe fëmijë në të ardhmen.

“Justin dëshiron ta krijojë një familje, të ketë fëmijë. Ai dëshiron të jetë i lumtur një ditë. Justin nuk dëshiron t’i humb të gjitha këto, nuk ia vlen që ta humbasë normalitetin”, përfundoi menaxheri i këngëtarit.