Justin Bieber fjalë të mëdha për Selena Gomez në intervistën së fundmi

Justin Bieber ka folur haptas për ish-të dashurën e tij Selena Gomez dhe gjendjen e marrëdhënies së tyre në intervistën e re.

ShowBiz

04/11/2015 11:10

Ja çfarë ka thënë këngëtari i hitit ‘What do you mean?’ ka ndarë me Access Hollywood:

Për ndarjen: “Ishte me të vërtetë vështirë, nuk e di nëse e kam harruar akoma. Mendoj se unë definitivisht jam në një vend tjetër dhe ne kemi shkuar në rrugë të ndara. Unë e dua atdhe dua që ajo të jetë e mrekullueshme, por ka gjëra që ma kujtojnë  atë”, transmeton lajmi.net.

Për marrëdhënien e tyre tani: “Unë kurrë nuk do të ndaloj së dashuri atë, kurrë nuk do të ndaloj interesimin dhe gjithmonë do ta kontrolloj atë. Nuk mendoj se, nëse përfundohet një lidhje, duhet të përfundohet gjithçka, përveç nëse ishte një lidhje toksike dhe ju keni lënduar njëri-tjetrin fizikisht ose mendërisht. Ne gjithmonë e kemi respektuar dhe do të vazhdojmë të respektojmë njëri-tjetrin”.

Nëse do të kthehen bashkë përsëri: “Nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Unë mendoj se ne të dytë duhet të bëjmë një ‘kërkim shpirtëror’ dhe të kuptojmë vetveten para se të provojmë të kuptojmë njëri-tjetrin.”

Edhe Bieber edhe Selena këtë vit janë rikthyer fuqishëm këtë vit me albume që po nxjerrin këngë shumë të suksesshme./Lajmi.net