Justin Bieber e bën këtë veprim të ëmbël për të dashurën para publikut

Së fundmi në media bëri bujë lajmi se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin i dhanë fund beqarisë.

ShowBiz

19/09/2018 17:49

Martesa e tyre lë të dyshohej pasi çifti u panë tek gjykata e lëshimit të licencës për martesë me ç’rast edhe zgjoi kurreshtjen e të gjithëve, shkruan lajmi net.

Dhe tani, në Londër, ylli i njohur vendosi të merrte pushim para Pallatit të Buckinghamit dhe të argëtojë një turmë fansash, përfshirë edhe nusen e tij, Hailey Baldwin, me një shfaqje të improvizuar me kitarë.

Të martën, këngëtari e përfundoi këngën “Uji i Ftohtë”, teksa tani po provonte një pjesë të shkurtër para pallatit.

Modelja u shkëput duke shijuar koncertin e pallatit mbretëror me shikuesit e cila fotografoi performancën e të fejuarit të saj.

Para se të shkonin në udhëtimin e tyre romantik në Angli, Bieber dhe Baldwin trazuan mediat me lajmin e martesës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn4jR5Fi3Iw/?taken-by=jbitalycrew

https://www.instagram.com/p/Bn4M9vWihbP/?taken-by=jbitalycrew