Justin Bieber dhe Hailey Baldwin planifikojnë dasmë në një vend tropikal

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duan që dasma e dytë të organizohet në një destinacion të përsosur tropikal.

ShowBiz

25/01/2019 23:26

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u kurorëzuan në një ceremoni private në Manhattan, shtatorin e kaluar, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por, tani martesa e dytë është në kënd, pasi çifti planifikojnë për të tretën herë të organizojnë dasmë.

Të enjten, “People” ekskluzivisht raportoi se çifti i famshëm duan që dasma e tyre të jetë e përsosur dhe që dasma të organizohet në një vend ekzotik.

Një burim i “People” thotë se ata dëshirojnë që dasma të bëhet në një vend tropikal, andaj janë duke shikuar për destinacionin.

Sipas atij burimi, dasma do të organizohet në prill ose maj.

Ai po ashtu theksoi se Hailey po punon shumë rreth organizimit dhe ndjehet shumë e emocionuar. /Lajmi.net/