Justin Bieber dhe Hailey Baldwin dëshirojnë t’i bashkohen Kyliet në pushime

Kylie Jenner dhe partneri i saj, Travis Scott janë duke pushuar në një vend përrallor, për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës, Stormi.

ShowBiz

21/01/2019 09:47

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit imazhe nga këto pushime, pamje këto përrallore, shkruan lajmi.net.

Modelja po shijon në maksimum këto pushime, andaj në një prej imazheve ka shkruar se nuk dëshiron të largohet kurrë nga ai vend.

Në mesin e shumë komenteve nuk mungoi edhe ai i Justin Bieber, i cili e pyet se ku është ftesa për të dhe Hailey Baldwin.

Sa me fat, ku është ftesa për mua dhe Hailey-n në këto pushime?”, ka shkruar këngëtari.

“Zogj të dashuruar mund të vini herën tjetër”, ishte përgjigja e Kyliet.

Kjo gjë konfirmon edhe një herë shoqërinë e mirë mes tyre dhe siç duket në pushimet e ardhshme çiftet do të jenë së bashku. /Lajmi.net/