Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk kanë kryer marrëdhënie deri në ditën e martesës

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë folur së fundmi rreth marrëdhënies së tyre dhe fansat janë ndarë paksa të habitur.

ShowBiz

07/02/2019 15:22

Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë me martesën e tyre dhe tashmë gjithçka në lidhjen e tyre kthehet në lajm, transmeton lajmi.net.

Gjatë një interviste të fundit për ‘Vogue’ çifti kanë folur për marëdhënien e tyre në përgjithsi dhe kanë zbuluar një sekret i cili i ka habitur të gjithë.

Justin zbulon se ishin bindjet e tij fetare që, përfundimisht e detyruan të hiqte dorë nga ajo gjë e zakonshme, tek e cila 20-vjeçarët janë të interesuar kur lidhen. Këngëtari thotë se, kishte një problem të njohur me seksin dhe kur nisi marrëdhënien e tij me Hailey-n në qershor të 2018-s, kishte prej rreth 1 vit që nuk kryente marrëdhënie seksuale.

“Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”, ishin fjalët e Justin gjatë intervistës së fundit të dhënë për ‘Vogue’./Lajmi.net/