Justin Bieber, çaste romantike me të fejuarën

Justin Bieber nuk mund t'i ndalonte puthjet nga e fejuara, Hailey Baldwin derisa po qëndronin në një kafene në Nju Jork.

ShowBiz

29/07/2018 08:41

Çifti shumë i dashuruar u panë në përqafim të njëri-tjetrit derisa po darkonin në Brooklyn, të premtën mbrëma, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtari nuk mund t’i largonte duart nga modelja, ndërsa nuk i shqetësonte askush derisa qëndruan në atë vend.

Çifti kanë qenë të pandashëm prej kur Justin i propozoi martesë Haileyt, në fillim të këtij muaji.

Lidhja dhe fejesa e menjëhershme e këngëtarit me modelen erdhi pak ditë pasi Justin i dha fund për herë të dytë lidhjes me Selena Gomez. /Lajmi.net/