Jurgen Klopp i thur elozhe Xherdan Shaqirit

Jurgen Klopp ka dhënë vlerësimin e tij për Xherdan Shaqirin.

Sport

13/11/2018 15:54

Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri i ka kaluar pritshmërinë e tij.

“Çfarë të them më shumë për të, ai më ka befasuar me formën e tij”, ka thënë fillimisht trajneri gjerman për faqen e Liverpoolit, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është një djalosh fantastik, më të vërtetë është shumë i mirë. Ai e din se ka ende shumë potencial për t’u përmirësuar”.

“Ai është njeri për momente vendimtare dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të vazhdojë të qëndrojë kështu”, ka shtuar Klopp. /Lajmi.net/