Juncker pas takimit në Sofje: U konfirmua perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka thënë se takimi i liderëve të Ballkanit në Sofje ka konfirmuar prioritetet e përbashkëta.

Lajme

01/03/2018 13:35

“Takimi i liderëve në Sofje konfirmoi prioritetet tona të përbashkëta: krijimi i një perspektive të besueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor në bazë të reformave, vlerave dhe bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Juncker, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi u zhvillua në kuadër të samititit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Evropian./Lajmi.net/