Juncker paralajmëron Turqinë: S’ka integrim në BE nëse rikthehet dënimi me vdekje

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ritheksoi se një rivendosje e dënimit me vdekje në Turqi, që Ankaraja synon ta marrë parasysh pas referendumit të 16 prillit, do të pengonte hyrjen e vendit në BE.

Bota

19/03/2017 22:03

“Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën e njëhur gjermane “Bild”, duke e cilësuar këtë si një linjë të kuqe, përcjell Atsh.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit të zgjerimit të kopetencave të presidentit.