Juncker: Nuk do të rishikohet politika për refugjatë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se nuk ka nevojë për rishikim të politikës për refugjatë, pas sulmeve terroriste në Paris.

Bota

15/11/2015 12:11

 

“Ata që i kanë organizuar dhe kryer sulmet, janë njerëzit e njëjtë që detyrojnë refugjatët të ikin. Andaj, nuk ka nevojë për rishikim të përgjithshëm të politikës evropiane për refugjatët”, ka thënë Juncker.

Evropa ka pranuar këtë vit rreth 700,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Edhe ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se sulmet në Paris nuk duhet të lidhen me fluksin rekord të azilkërkuesve në vendet e BE-së./rel