Juncker: Britania do të pendohet për Brexit-in – Lajmi.net
Juncker: Britania do të pendohet për Brexit-in
Autori: Lajmi.net BotaLajme 13:08, 13 March 2018
Jean-Claude Juncker
Jean-Claude Juncker
Mbretëria e Bashkuar "do të pendohet" për largimin nga Bashkimi Evropian, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker tha se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente.

Ai tha se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së “të bien viktimë e Brexit-it” dhe shtoi se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre.

“Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t’u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t’i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë”, tha Juncker.

Ai po ashtu i kërkoi kryeministres britanike, Theresa May, të japë “më shumë qartësi se si Mbretëria e Bashkuar e sheh marrëdhënien e saj të ardhshme me BE-në”.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në mars të vitit 2019. Ajo e ka marrë këtë vendim në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Ritmi i negociatave midis Britanisë dhe BE-së ka ngecur për shkak të tregtisë dhe Irlandës Veriore.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO