Juncker: BE do të nisë masat për të bllokuar sanksionet e SHBA-së kundër Iranit

Komisioni Evropian do të nisë procesin e aktivizimit të ligjit që u ndalon kompanive evropiane të zbatojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit dhe i cili nuk njeh masat ndëshkuese ndaj tyre.

Bota

17/05/2018 16:48

“Si Komision Evropian ne kemi për detyrë të mbrojmë kompanitë evropiane. Tani duhet të veprojmë dhe për këtë arsye po fillojmë procesin e aktivizimit të statutit bllokues nga viti 1996”, ka thënë Jean-Claude Juncker.

“Ne gjithashtu kemi vendosur të lejojmë që Banka Evropiane e Investimeve të ndihmojë në investimet e kompanive evropiane në Iran. Komisioni do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin”, tha Juncker në një konferencë shtypi pas një takimi të liderëve të BE-së.

Masat e BE-se pasojnë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.