Juncker: Ballkani Perëndimor prioritet i BE-së – Lajmi.net
Juncker: Ballkani Perëndimor prioritet i BE-së
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 22:43, 12 January 2018
Jean-Claude Juncker
Jean-Claude Juncker
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, gjatë vizitës së tij në Sofje në kuadër të marrjes së Presidencës nga ana e Bullgarisë vlerësoi vëmendjen që është treguar edhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është i renditur si prioritet.

Në fjalën e tij zyrtari i lartë tha se ky rajon ka nevojë për vëmendje në mënyrë që mos përsëriten luftërat që u përjetuan në vitet 90.

Ai shtoi më tej se nisur nga kjo ide Brukseli dhe vendet anëtare të Bllokut duhet ti konfirmojnë edhe njëherë shteteve ballkanike perspektivën e tyre europiane.
Ndryshe në pikëpamjen e Junckerit, Ballkani rrezikon të hedhë një hap prapa që nuk janë pozitive në memorien e askujt.

Bullgaria e cila do të jetë në krye të presidencës së BE ka shprehur edhe  vullnetin për të çuar përpara proceset integruese të vendeve rajonale.
Më konkretisht synohet që Shqipëria dhe Maqedonia të hapin negociatat, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi të avancojnë edhe më tej në kapitujt që po diskutojnë me Brukselin.

Fjalët kyçe: Ballkani Perëndimor, BE, Juncker

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3