Juncker: Asnjë vend nuk mund të jetë anëtar i BE-së pa zgjidhur çështjen e kufijve

Asnjë vend që nuk i zgjidh çështjet e kufijve nuk mund të jetë anëtar i Bashkimit Evropian (BE), theksoi sot në Strasburg, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Bota

17/01/2018 17:10

Juncker u adresua në Parlamentin Evropian, ku mes tjerash, përmendi edhe kontestin kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë. “Asnjë vend që paraprakisht nuk zgjidh çështjen e kufijve nuk mund të jetë anëtar i BE-së”, porositi Juncker. Duke folur për pezullimin e të drejtës së votës për Poloninë në organet e Bashkimit Evropian, ai tha se qëllimi i këtij vendimi nuk ishte ndëshkimi, por paralajmërimi për Poloninë. Juncker foli edhe për debatin mbi Brexit.

Siç tha ai, dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja paraqet humbje për të dy palët dhe rikujtoi se neni 50 ka të bëjë për daljen nga BE-ja, dhe neni 49 për hyrjen në BE, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, vendi i të cilit kryeson me BE-në, tha se Evropa arriti të ndalë valën e migrantëve në saje të marrëveshjes me Turqinë.

Në fjalën e tij në Asamblenë Plenare të Parlamentit Evropian (PE) me rastin e marrjes së presidencës së radhës në Bashkimin Evropian (BE) nga ana e Bullgarisë, Borisov tha se Evropa nuk mund të ketë qëndrim të pavarur nga problemet rajonale dhe shtetet fqinje. Borisov theksoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë në lidhje me migrantët.