Julian Deda, këshillë për Presidentin Thaçi (Foto)

Aktori shqiptar Julian Deda është një ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku, e kjo për shkak të profesionit të tij, por edhe ironizimit me gjendjen aktuale gjë që e bën publikun për vete.

ShowBiz

28/01/2017 08:20

Juliani së fundmi ka publikuar në rrjetin social Facebook një këshillë për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Fjalimet dhe deklaratat e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës siç duket kanë ndikuar tek të gjithë, andaj edhe ideja që Juliani ka për Thaçin është e ndërlidhur me të.

Po te isha President i Kosovës, do ndiqja shembullin e Trump për ndërtimin e murit me Meksikën. Do kisha shembur atë ndyrësirë muri që ndërtuan serbët në Mitrovicë dhe do ndërtoja një tjetër vet, akoma më të lartë dhe shumë më të trashë, që të mos ketë byçe serbi të futet. Do e ndërtoja vet dhe do i detyroja ta paguanin. P.s. Pse jo? Kosova është shtet i pavarur dhe mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur paprekshmërinë e territorit te saj”, shkroi ai në Facebook.