Julen Lupetegui: Sot është dita më e lumtur e jetës sime

Julen Lupetegui është prezantuar si trajner i Real Madridit.

Sport

14/06/2018 19:57

Spanjolli 51 vjeçar është prezantuar te Real Madridit, pas shkarkimit nga Kombëtarja e Spanjës.

“Dje ishte dita më e trishtuar e jetës sime që nga vdekja e nënës, dhe sot është dita më e lumtur”, ka deklaruar Lupetegui.

Ai tutje është ndjerë i dëshpëruar për largimin nga Spanja, teksa i ka dëshiruar suksese ekipit kombëtar në Kupën e Botës./Lajmi.net/