Jul Deda urim zemre së bijës: Ditën kur linde e kam të skalitur!

Për aktorin e humorit Jul Deda dita e sotme është mjaft e veçantë.

ShowBiz

08/05/2018 14:22

Vajza e tij Reina feston ditën e saj të lindjes. Përmes një postimi në rrjete sociale, Juli i ka shkruar vogëlushes disa fjalë zemre mjaft të ngrohta prej babai.

“Me siguri ti nuk e mban mend diten kur linde por une ate date e kam te skalitur ne zemer, te gdhendur ne te gjithe qenien time, si momentin me te bukur te jetes sone. Reina Mia, u befsh 100 vjeç, te dua shume…shume fare.  P.s. Kujdes, ai mbrapa kafshon..!,”-përfundon Juli.

Përveç Reinës, Juli është baba edhe i një djali Mateos.

ju-1525775679-5244311