“Juju”, publikohet nga Sin Boy dhe Skerdi
Kanë lansuar projektin e ri muzikor.
ShowBiz
Reperi shqiptar nga Greqia, Sin Boy ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Skerdin, shkruan lajmi.net.
“Juju”, mban titullin kënga e tyre ritmike e cila është finalizuar edhe me videoklip, në të cilin artistët vijnë mjaft atraktiv.
Projekti është publikuar në kanalin zyrtar të SinBoy i punuar nga vetë artistët dhe Valon Aziri.
Sin Boy u bë më i njohur në sajë të bashkëpunimit që pati me këngëtaren, Rina Balaj me “Gigi”. /Lajmi.net/