Juani kinez futet në grupin elitë të valutave të FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar sot ka përfshirë valutën e Kinës në grupimin e pesë monedhave më prestigjioze në botë duke e quajtur këtë si “hap të rëndësishëm dhe historik”.

Lajme

01/10/2016 12:43

Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde ka thënë se lartësimi i juanit është një njohje e progresit që ka bërë Kina në reformimin e sistemit financiar që prej se është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Kina ka bërë fushatë për tu futur në këtë listë, në të cilën përfshihen dollari amerikan, euro, yeni japonez dhe funta britanike.

FMN-ja mund të përdor pastaj rezervat e monedhave të këtyre vendeve për të dhuruar hua emergjente dhe vendet anëtare të FMN-së mund t’i përdorin ato për të forcuar rezervat e tyre. /REL