Ju nënshtrua kimioterapisë për të kuruar kancerin, por doktorët e kishin gabuar diagnozën

Imagjinoni sikur për pesë vite me radhë ti nënshtroheni cikleve të kimioterapisë, për një sëmundje tumorale e cila mendohej pa shërim.

Fun

17/11/2018 17:18

Por pas pesë vitesh trajtim, befas zbuloi se ai ishte trajtuar për sëmundjen e rëndë, për shkak të një diagnoze të gabuar nga ana e mjekëve.

Është kjo ajo që i ka ndodhur amerikanit James Salaz, nga Montrose në Colorado.

Ai denoncon një gabim të rëndë të shëndetësisë, pasi për pesë vite me radhë u kurua për një formë të rëndë kanceri, të cilën në të vërtetë nuk e kishte.

Ishte vitin 2012, kur pas një vizite burrit iu tha nga mjeku Choon-Kee Lee, se kishte anomali në mushkëri, ku pas biopsisë iu tha se ishte prekur nga tumori.

Një goditje e rëndë për James, por më e keqja nuk kishte ardhur ende. Kështu për vite me radhë ai iu nënshtrua kimioterapisë, por niveli i rruazave të bardha nuk zvogëlohej.

Në atë moment ai vendosi që ti drejtohej një tjetër mjeku, pasi doktori që e kishte ndjekur ishte larguar nga spitali. Por mjeku i ri i dha lajmin që e la pa fjalë, në të vërtetë ai nuk kishte pasur kurrë kancer.

Niveli i lartë i rruazave të ardhja, ishte i lidhur me një sëmundje tjetër, një inflamacion i venave të gjakut, shumë më pak i rëndë se tumori dhe që për të cilin nuk kishte nevojë për kimioterapi, shkruan noa.al.

Siç shkruajnë mediat amerikane, vasculite, sëmundja e vërtetë nga e cila kishte vuajtur burri i kishte shkaktuar një inflamacion në mushkëri, por jo masë kanceroze.

Bëhet fjalë për një patologji e cila nëse kapet në kohë, kurohet pa problem.

Por vetëm në fillim të këtij viti burri zbuloi se diagnoza që i kishin dhënë ishte e gabuar, teksa tashmë po kryen kontrolle të mëtejshme për të zbuluar se mos ka dëmtuar ndonjë organ të shëndetshëm.