Ju kujtohet filmi ‘Rocky IV’, ja si përfundoi Stallone në spital

Gjatë xhirimit të filmit ‘Rocky IV’, Sylvester Stallone kërkoi që Dolph Lundgren ta godasë fuqishëm që skena të duket sa më reale.

Fun

02/02/2016 09:36

“Ishte ide e keqe, sepse ai më goditi fort. Gjatë asaj nate tensioni m’u ngrit mbi 260, prandaj shkova në spital. Ata më vendosen në një aeroplan emergjence dhe më kthyen në Amerikë. Gjëja tjetër që mbaj mend është se e gjeta vetën në kujdes intensiv për pesë ditë”, ka deklaruar Stallone.

“Ai më goditi në zemër aq fort, saqë më theu brinjët. Kjo gjë ndodh zakonisht në aksidente të makinave. Por unë isha goditur nga një kamion”, ka shtuar Stallone duke qeshur.