Ju kujtohet Elvis Kabashi, ja ku ka përfunduar ish-lojtari i Kombëtares

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Elvis Kabashi, është shumë pranë firmës me skuadrën e Livornos.

Sport

19/01/2018 23:55

Kabashi në muajin dhjetor u nda me skuadrën e Viterbesës, ndërsa pas një muaji I është ofruar mundësia për të luajtur me një skuadër tjetër nga Serie C.

23-vjecari është rritur te moshat e Juventusit, ndërsa ka pasur edhe disa paraqitje për Kombëtaren U19, derisa u deklarua se nuk dëshiron të luajë më me ‘kuqezinjtë’.

Skuadra e re e Kabashit Livorno, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara prin renditjen tabelare me 49 pikë dhe është kandidatja kryesore për t’u futur në Serie B. /Gazeta Olle/