A ju kujtohen tifozët e Chelsea që kishin abuzuar me një person në metro në Paris?

Tifozët e Cheslea që në shkurt të vitit 2015 në një metro në Paris kishin abuzuar me një person kanë marrë dënimin e merituar.

Sport

03/01/2017 20:22

Pas gati dy vitesh, katër tifozë të Chelsea janë gjetur fajtor për abuzim me një person në metro, të cilit shkaku i ngjyrës së lëkurës së tij, i kishin mohuar hyrjen në metro.

E gjitha kjo ndodhi  në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, mes Chelsea dhe PSG.

Zbardhjen e këtij rasti, e ka ndihmuar një kalimtar që kishte incizuar këtë moment me telefon, përmes së cilës video janë identifikuar katër persona.

Të katër këta persona, sot janë dënuar në Paris për sjelljet e tyre raciste me dënim me kusht, e po ashtu janë urdhëruar të kompensojmë me 10.000 euro viktimën, shkruan BBC, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.