Ju kujtohen ‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’ ?(Video)

Seriali humoristik "Mahmutovitët dhe Rexhepovitët" është i krijuar nga imagjinata e aktorit të madh, Adem Mikullovci.

ShowBiz

18/01/2016 18:47

‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’ është seriali i parë i pasluftës i cili u pëlqye mjaftë shumë në atë kohë nga shqiptarët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai u realizua në vitet 2000-2001 ku në atë kohë të gjithë ata që donin t’i shihnin duhej ti blinin në videokaseta që i prodhonte VizioniLibonia.

Seriali ishte i zhanrit komedi dhe kishte 10 episoda me nga 60-80 minuta. Në këtë serial ishin bashkuar aktorët më të mirë të Kosovës.

Seriali kishte për temë dy familje të njohura në krahinën “Llap e Gollak”, gjegjësisht ‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’, shkruan lajmi.net.

Këto dy familje të mëdha janë të njohura si trima, të fortë, bujarë e belagji. Këto dy familje, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, ka shekuj që janë në hasmëri, edhe pse kurrë nuk janë vrarë mes vete.

Aktorët që luajnë në këtë serial janë:

Mahmutovitët: Xhevat Qena, Igballe Qena, Astrit Kabashi, Artan Geca, Fatime Bunjaku

Rexhepovitët: Ahmet Spahiu, Adem Mikullovci, Leze Qena, Shkumbin Istrefi, Adhurim Demi, Teuta Krasniqi

Jabanxhi dhe Barkcullak: Xhejlane Godanci, Avni Hoti, Luan Jaha, Dibran Tahiri, Armond Morina, Fatos Berisha./lajmi.net

YouTube player