Ju kujtohen ‘Flakareshat’? (Video)

Teuta Kurti, Rona Nishliu dhe Vesa Luma u bënë të njohura për publikun në talent show-in 'Ethet e së premtes mbrëma'.

ShowBiz

27/01/2016 09:29

Pas suksesit që treguan tek ‘Ethet e së premtes mbrëma’, Teuta, Rona dhe Vesa bashkuan forcat për një këngë së bashku, shkruan lajmi.net.

Ishte viti 2004, kur Shqipëria do të zgjidhte për herë të dytë përfaqësuesin e saj për në Eurovizion 2005.

Treshja e famshme konkuroi në festivalin e Dhjetorit, ku pikësynim kishin ta përfaqësonin Shqipërinë në garën evropiane.

Kënga ‘Flakareshë’ e krijuar nga Armendi dhe Aida, bëri jehonë në atë kohë, mirëpo ato nuk arritën të shpallen fituese të festivalit. Atë vit fitoi Ledina Çelo e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2005./lajmi.net.

YouTube player