Ju ka munguar Luana Vjollca? Vjen me stil të ri të flokëve

Luana Vjollca nuk i harron asnjëherë fansat e saj.

ShowBiz

06/02/2019 21:39

Prezantuesja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale edhe pse këtë herë mungoi pak ditë, shkruan lajmi.net.

Ajo publikoi një video në Instagram, gjersa shfaqet me flokë të gjata dhe me një grim më ndryshe dhe pyet fansat nëse iu ka munguar.

“A ju kam munguar?”, shkruan Luana bashkangjitur videos.

Vjollca ka përfunduar sezonin e emisionit të saj “Shiko Kush Luan”, por nuk po ndalet në realizimin projekteve të tjera, e cila ka paralajmëruar edhe këngën e parë për këtë vit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtjZvgenV7P/