Ju ka humbur pajisja Android? Kërkoni në Google ‘Find my phone’

Gjetja e celularit tuaj të humbur është bërë më e lehtë, nëse celulari juaj është Android natyrisht.

Auto & Tek

16/04/2015 18:40

Të kërkosh në Google me fjalët ‘Find my phone’ do të bëni që një vegël e quajtur ‘Android Device Manager’ të aktivizohet dhe të ju tregojë se ku ndodhet celulari juaj, duke e shfaqur atë në një hartë.

google-find-my-phone

Nga aty, ju mund ta bëni celularin që të cingrojë, të mbyllet, apo të spastrohet nga aty përfundimisht, transmeton Lajmi.net.

Në Chrome, ta aktivizosh veglën është shumë e lehtë. Përderisa Chrome pranon kërkimet me zë, e gjitha çfarë ju duhet të bëni është t’i thoni fjalët ‘Find my phone’, dhe më pas punën tjetër e kryen shfletuesi.

Vegla punon në mënyrë perfekte në desktop, edhe pse për ta bërë këtë që të funksionojë ju duhet ta shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit Google, transmeton Lajmi.net.

Për të qenë të qartë, Android Device Manager nuk është diçka e re, por kërkimi përmes tij është. Përderisa kjo nuk bën për iPhone, përdoruesit e Apple mund ta përdorin aplikacionin Find My iPhone.